4 Klikime për te bileta.
Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë
MbyllNjë djalë me ambicie të mëdha për jetën, shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë (në qytetin e Marko Hoxhës në filmin “Taken”), ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që I kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurine e jetës së tij.